Ka shkuar ne 8 numri i viktimave ne burgun e Iranit , i cili u përfshi nga flakët 2 ditë më pare te plagosur kanë mbetur 61 persona.
Ende nuk dihet se cfarë e ka shkaktuar zjarrin , teksa vijojnë të zhvillohen protestat kundër qeverisë.
Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh në momentin që shpërtheu zjarri ndersa flakët dhe tymi që dilnin nga burgu janë filmuar dhe postuar në platformat.
Media shtetërore IRNA raportoi se kishte pasur një përleshje mes rojeve dhe të burgosurve në njërin krah të burgut dhe të denuarit i kishin vënë zjarrin një magazine me uniforma burgu.
Ndërkohë Qendra për të Drejtat e Njeriut raporton se deri më tani rreth 300 protestues janë vrarë që kur filluan demonstratat më 17 shtator, mes tyre janë edhe 32 fëmijë.