Olaf Scholz nga Partia Socialdemokrate u zgjodh nga shumica e deputetëve në Bundestag si kancelar i ri i Gjermanisë.
Me 395 vota pro, 303 kundër edhe 6 abstenime , Scholz u bë drejtuesi i një koalicioni të qendrës së majtë, ndërsa është pasuesi i Kancelares Angela Merkel e cila qëndroi 16 vite në pushtet.
63-vjeçari u zgjodh në post me një mandat katërvjeçar nga Bundestagu dhe më pas u betua para presidentit gjerman.
Koalicioni qeverisës përbëhet nga SPD-ja, ambientalistët e Gjelbër dhe partia pro-biznesit, Demokratët e Lirë. Edhe pse kanë patur dallime të dukshme ideologjike dhe politike, qeveria e re ka vendosur si qëllim përshpejtimin e digjitalizimit, ekonominë e gjelbër si dhe të heqë pagën minimale.
Gjithashtu, qeveria planifikon të rishikojë ligjet e migracionit dhe shtetësisë, duke lejuar shtetësinë e dyfishtë dhe për të thjeshtuar procesin e marrjes së pasaportës gjermane.
Edhe për azilkërkuesit, është parashikuar që ata do të mund integrohen më shpejtë në shoqëri, pasi do t’u jepet mundësia që të qëndrojnë përgjithmonë në Gjermani.