Pushimi në skenën politike të Bullgarisë zgjati vetëm nëntë muaj dhe skena po përsëritet: Pamundësia e partive politike për të rënë dakord dhe zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare në horizont. Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të saj të gjashta parlamentare në tre vjet.

Dy fuqitë më të mëdha politike i lanë mënjanë dallimet e tyre në qershor 2023 për të formuar një qeveri pro-evropiane në mes të luftës në Ukrainë. Megjithatë, aleanca nuk zgjati shumë.

Teorikisht, Ministrja e Jashtme Marija Gabriel do të pasonte Nikolai Denkof si kryeministër sipas një marrëveshjeje për të ndryshuar udhëheqjen e vendit.

Por asgjë nuk shkoi sipas planit dhe të dy kampet fajësuan njëri-tjetrin për kaosin politik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy aleancat properëndimore të GERB dhe Unioni i Forcave Demokratike (GERB-SDS) dhe Vazhdimi i ndryshimit-Bullgaria Demokratike (PP-DB) nuk arritën të bien dakord për vazhdimin e koalicionit që ata formuan në qershor 2023 për shkak të mosmarrëveshjeve për personelin dhe reformat.

Ish-partnerët liberalë u tërhoqën me radhë të mërkurën, duke i hapur rrugën një procesi tjetër zgjedhor, ndoshta në të njëjtën ditë ose menjëherë pas zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit.

Presidenti bullgar Rumen Radev ka porositur sot të shtunën kreun e Gjykatës së Auditorëve, Dimitar Glavtsev, të formojë qeverinë kalimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Përballë tensioneve politike në Bullgari, Glavçev thuhet se dëshiron të formojë një kabinet të përkohshëm “ekspertësh të pavarur politik”. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";