Qeveria e Bullgarisë ka dëbuar dy diplomatë rusë. Atyre u është dhënë kohë 72 orë për të lëshuar vendin.

Më 19 mars, autoritetet bullgare njoftuan se kishin shkatërruar një grup spiunimi që i dërgonte Rusisë informacione sekrete ushtarake. Prokurorët thanë se gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës dhe oficerë të tanishëm ushtarak, ishin akuzuar për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO dhe BE-në në Ambasadën Ruse në Sofje.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë i shpalli diplomatët rusë të padëshiruar “persona non grata” më 22 mars sepse ata kishin kryer “aktivitete që nuk janë në pajtim me statusin e tyre diplomatik”.

Ambasada Ruse në Bullgari e quajti vendimin “të pabazë” dhe tha se Moska “rezervon të drejtën e hakmarrjes”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bullgaria ka lidhje të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Moska është partneri kryesor energjetik i vendit. Por, raportet mes dy vendeve janë lëkundur nga disa skandale spiunimi në vitet e fundit. Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse të akuzuar për spiunim./ Rel