Bullgarët “duan” kokën e kryeministrit Borisov, përplasje të ashpra para parlamentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bullgarët “duan” kokën e kryeministrit Borisov, përplasje të ashpra para parlamentit

Prej shumë se dy muajsh, mijëra protestues në Bullgari kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov. Me thirrjet “Dorëheqje” dhe “Mafia”, ata pushtuan sheshin përpara parlamentit duke kundërshtuar planin e qeverisë për një kushtetutë të re.

Qytetarët akuzojnë kryeministrin e dytë më jetëgjatë në vend, se ka dështuar në luftimin e korrupsionit.

Advertisement

PROTESTUES

“Ajo çfarë po ndodh në Bullgari është katastrofike. Shteti i përket mafias. E gjithë qeveria duhet të japë dorëheqjen sepse ka zhvatur gjithçka dhe nuk ka mbetur më asgjë për popullin.”“Ne jetojmë në vendin më të varfër dhe më të korruptuar në Bashkimin Europian. Të gjithë bullgarët që kanë dinjitet duhet të dalin në protestë për të mbrojtur të drejtat dhe nderin e tyre.”

Advertisement

Mbrëmja e së mërkurës shënoi rebelimin më të madh popullor, që është parë në vend.

Protestuesit u përpoqën të shpërthejnë dyert e parlamentit me fishekzjarrë dhe mjete të forta, ndërsa u përballën me dhunën e ushtruar nga autoritetet.

Advertisement

Forcat e sigurisë u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe arrestuan më shumë se 60 persona.

Pas përplasjeve dhjetëra protestues dhe oficerë mbetën të plagosur.

Advertisement

Gjatë seancës parlamentare të kësaj të enjteje, presidenti Rumen Radev bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë së qendrës së djathtë të kryesuar nga Borisov.

The post Bullgarët “duan” kokën e kryeministrit Borisov, përplasje të ashpra para parlamentit appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy