Regjizori, karikaturisti dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu ka folur sot rreth çështjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa ka dhënë edhe një ide sesi mund të ndërtohej Teatri, duke ruajtur identitetin e tij.
I ftuar në “Abc e Mëngjesit” me Enkel Demin, Bujar Kapexhiu tha se dy godinat duhej të ruheshin dhe në mes tyre, duke ruajtuar stilin arkitekturor mund të ndërtohej një teatër i ri, duke lidhur dy ekzistueset, dhe duke plotësuar elementët që i mungojnë.
“Dy godinat duhej të ruheshin. Mes tyre duke i lidhur me një akitekturë mund të ndërtohej një teatrët tjetër , duke futur të gjithë elemenetët që mungojnë.
Të huajt e ruajnë strukturën dhe arkitekturën e jashtme. Shembulli më i mirë në Tiranë është banka, u shtuan ambientet por është ruajtur stili”-tha Bujar Kapexhiu.
Më tej, ndërsa komentoi projektin për Teatrin e ri, tha se “Parashikohet një sallë teatri verore, është një idiotësi. Kur hapet perdja, ajo qetësia është e magjishme.
Këta thonë sallë teatri verore, është idiotësi. Të bësh teatër veror, teatër në tarracë, në mes të zhurmës së makinave, është absurde”.