Qindra protestues u mblodhën të mërkurën në stacionin policor të Brukselit, pas vdekjes së 23-vjeçarit me origjinë afrikane, Ibrahim Barrie, i cili vdiq rreth një orë pasi u arrestua fundjavën e kaluar.

Protestuesit i vunë flakën hyrjes së një stacioni policie dhe një automjeti policie.

Ata thyen xhamat e makinave dhe dyqanet në rrugët përreth. Po ashtu, ata qëlluan me gurë automjetin e Mbretit Filipi. Makina u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk dihet nëse monarku ishte në automjet në atë kohë.

Disa protestues u plagosën gjatë ndërhyrjes së policisë. Ata u dërguan në spital. Ndërkohë, disa të tjerë u ndaluan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia e arrestoi të 23-vjeçari me arsyetimin se nuk i zbatonte masat e marra në luftën kundër koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";