Britanikët braktisin vendin e tyre, blejnë shtëpi në Evropë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britanikët braktisin vendin e tyre, blejnë shtëpi në Evropë

Agjentët e pasurive të patundshme në Britani raportojnë një rritje të kërkesës internet për prona jashtë kufijve pasi britanikët e mbyllur prej masave izoluese po e mendojnë seriozisht se ku duan të jetojnë, ose po i dorëzohen fantazive të për të blerë një pronë në vende me diell.

Kërkimet për pronat në Spanjë, veçanërisht në vende të tilla si Costa del Sol, u rritën me 34% gjatë muajit maj, ndërsa ato për shtëpi në Francë, përfshirë në zona si Dordogne dhe Brittany, u rritën me 33%.

Përveç atyre që duan të blejnë një shtëpi pushimi, ka ndërkohë dhe nga ata që po e mendojnë seriozisht zhvendosjen jashtë shtetit. Kështu kërkesat për prona në Ibiza kanë “kërcyer” 174% . Çmimii një apartamenti me një dhomë gjumi në Ibiza, sipas Rightmove, nis nga 120.000 paundë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy