Dy avionë luftarakë britanik “Raf Typhoon” kapën katër avionë ushtarakë rusë që fluturonin në veri të Skocisë.
Lajmi eshte bere i ditur nga BBC.
Sipas profilit në Twitter të gazetarit, Jonathan Beale, bëhet fjalë për bombarduesit rusë Tupolev Tu-95, të quajtur “Bear” nga NATO, të cilët megjithate nuk kanë hyrë kurrë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.
Avionet luftarak rus që datojnë nga Lufta e Ftohtë, u larguan shpejt nga zona ku u zbuluan prej forcave ushtarake britanike.
Ngjarje të ngjashme ne fakt kanë ndodhur edhe ne te kaluaren, por në këtë moment një ngjarje si kjo ngjall me shume vëmendje, me tensionin në rritje midis Aleancës Atlantike dhe Rusisë për çështjen e Ukrainës.
Luftëtarët e RAF ishin nisur nga baza Lossiemouth në Skoci pikërisht për të kapur aeroplanë “të paidentifikuar” që i afroheshin hapësirës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar./TGCOM