Britania vendos karantinë për turistët, kundërpërgjigjet Franca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania vendos karantinë për turistët, kundërpërgjigjet Franca

Britania e Madhe ka rikthyer masat e karantinimit 14 ditor për të gjithë turistët që do të kthehen nga Franca, Hollanda dhe Malta. Vendimi i cili ka hyrë në fuqi në orën 3 të mëngjesit të kësaj të shtune, është lajmëruar vetëm 2 ditë më parë, duke i lënë shumë pak kohë udhëtarëve që të planifikojnë kthimin e tyre.

Ngutja për t’i shpëtuar karantinimit ka shkaktuar kaos në aeroporte, tragete dhe rrugë të tjera të transportit.

Franca ka premtuar një “masë reciprociteti” pasi Mbretëria e Bashkuar deklaroi vendimin, në një kohë kur rreth 160,000 britanikë gjendeshin me pushime në vend.

Vendimi u mor pasi kryeministri francez njoftoi se shifrat e infektimeve po shkonin në drejtimin e gabuar. Rastet me Covid-19 në Francë, kanë shënuar një rritje prej 66% për 100 mijë banorë, shifra me e lartë kjo që prej heqjes së kufizimeve.

Advertisement

Franca është destinacioni i dytë më i frekuentuar i pushimeve për turistët britanikë pas Spanjës.

The post Britania vendos karantinë për turistët, kundërpërgjigjet Franca appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy