Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar për sanksione të reja që shënjestrojnë komandantë të lartë rusë dhe kompani e zyrtarë iranianë të përfshirë në prodhimin apo furnizimin e Moskës me dronë, që po përdoren në sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

 

 

Qeveria britanike tha se 12 komandantë të lartë të forcave ruse, përfshirë edhe njësite të përfshira në sulmet ndaj qyteteve ukrainase, janë sanksionuar. Në listën e sanksioneve është edhe gjeneralmajor Robert Baranov, i identifikuar nga grupi hulumtues Bellingcat si komandant i një njësie përgjegjëse për sulme ajrore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Tre iranianë dhe një kompani iraniane po ashtu janë sanksionuar dhe janë subjekt i ngrirjes së aseteve, ndalimit të udhëtimeve dhe të transportit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Regjimi iranian është jashtëzakonisht i izoluar në mes të thirrjeve për ndryshim nga populli i vet dhe po arrin marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, në përpjekje të dëshpëruara për të mbijetuar”, tha sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, përmes një deklarate.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Putin dëshiron të thyejë shpirtin e Ukrainës, por nuk do t’ia dalë. Ukraina do të fitojë dhe Ukraina do të rindërtohet”, shtoi ai.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Cleverly iu referua trazirave në Iran për shkak të vdekjes së një gruaje të re në kohën kur ishte në paraburgim, nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zemërimi për vdekjen e Mahsa Amini, 22 vjeçe, ka nxitur protesta mbarëkombëtare, që paraqesin sfidën kryesore për udhëheqjen islamike, që kur ajo erdhi në pushtet pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në deklaratë u tha se në paketën e re të sanksioneve janë shënjestruar edhe persona që ndihmojnë në prodhimin e dronëve, përfshirë edhe bashkëthemeluesin dhe drejtorin menaxhues të MADO, kompanisë përgjegjëse për prodhimin e motorëve për dronë, që Rusia po i përdor në Ukrainë.