Të dhënat e Departamentit të Shëndetit tregojnë se 343 vdekje kanë ndodhur në Angli, nëntë në Skoci, katër në Uells dhe një në Irlandën Veriore; kjo e çon numrin zyrtar të vdekjeve Covid-19 në 40.261. Megjithatë, sipas mediave vendase bilanci i vërtetë i viktimave të koronavirusit mund të jetë shumë më i lartë.
Qeveria përfshin vetëm raste të konfirmuara nga laboratori në njoftimet e përditshme mbi situatën e pandemisë në vend, që do të thotë se aty nuk përfshihen persona që dyshohet se mund të kenë ndërruar jetë nga kjo sëmundje, por nuk janë testuar kurrë për praninë e infeksionit.