Britania nuk gjen paqe, mbi 40 mijë të vdekur nga koronavirusi, ja bilanci 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania nuk gjen paqe, mbi 40 mijë të vdekur nga koronavirusi, ja bilanci 24 orët e fundit

Numri zyrtar i vdekjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar tejkaloi shifrën 40,000 pasi krerët e shëndetësisë njoftuan se 357 britanikë të tjerë kanë humbur jetën nga sëmundja ndërsa shkencëtarët sugjerojnë se niveli i infektimeve është rritur frikshëm në dy rajone të vendit.

Të dhënat e Departamentit të Shëndetit tregojnë se 343 vdekje kanë ndodhur në Angli, nëntë në Skoci, katër në Uells dhe një në Irlandën Veriore; kjo e çon numrin zyrtar të vdekjeve Covid-19 në 40.261. Megjithatë, sipas mediave vendase bilanci i vërtetë i viktimave të koronavirusit mund të jetë shumë më i lartë.

Qeveria përfshin vetëm raste të konfirmuara nga laboratori në njoftimet e përditshme mbi situatën e pandemisë në vend, që do të thotë se aty nuk përfshihen persona që dyshohet se mund të kenë ndërruar jetë nga kjo sëmundje, por nuk janë testuar kurrë për praninë e infeksionit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy