Britania e Madhe do të jetë shteti i parë që do të nis nesër aplikimin e vaksinës anticovid te kompanisë Pfizer/ biontech. Këtë të hënë kanë mbërritur rreth 800 mijë vaksina te cilat janë shpërndarë në qendrat shëndetësore në kryeqytet. Specialistët e maskuar kanë vendosur vaksinat në ambientet e përshtatshme .
Personat që do të vaksinohen për koronavirusin do të pajisen me një kartë shëndetësie që vërteton se ata e kanë bërë injeksionin. Në kartën do të shënohet kompania e vaksinës dhe data që është kryer vaksinimi.
Të moshuarit nga 80 vjeç e lart, punonjësit e shtëpive të kujdesit dhe stafi shëndetësor do të jenë ndër përfituesit e parë.
Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech për shpërndarje masive.
Sipas specialistëve, vaksina është e sigurt dhe do të sigurojë deri në 95 për qind mbrojtje kundër Covid-19.