Britania e Madhe është vendi i parë në botë që miratoi vaksinën mbrojtese ndaj Covid-19, të përgatitur nga Pfizer dhe BioNTech.
Agjencia e cila është përgjegjese për certifikimin e barnave, njoftoi se vaksina, që rezulton se ofron mbrojtje deri në 95% kundërvirusit, është e sigurt për t’u përdorur dhe se imunizimet do të fillojnë nga java e ardhshme.
Kryeministri, Boris Johnson, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se autorizimi i vaksinës do të rikthejë jetën në normalitet.
“BORIS JOHNSON
KRYEMINISTER NË BRITANINË E MADHE
Advertisement
Është dicka fantastike se është autorizuar vaksina kunder koronavirusit , pfizer-biontech . Vaksina do të të vihet në dispozicion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme. është mbrojtja e vaksinës që do të na lejojë të rimarrim jetën tonë dhe ta rimëkëmbim ekonominë përsëri.”
Britania e Madhe ka porositur 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz, me dy të injeksione secili.
Megjithëse, vaksinimi pritet të nisë shumë shpejt, autoritetet e Shëndetit iu kanë bërë thirrje që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat anti-Covid për të ndaluar përhapjen.