Britania miraton edhe Modernën/ BE porosit edhe 300 mln doza tek Pfizer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania miraton edhe Modernën/ BE porosit edhe 300 mln doza tek Pfizer

Agjencia rregullatore e barnave dhe produkteve shëndetësore në britaninë e madhe ka aprovuar për përdorim emergjent edhe vaksinën e prodhuar nga kompania amerikane Moderna. Në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani janë vaksinuar rreth 18 milione persona me dozat e para që janë siguruar nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech si dhe Astrazeneca, të autorizuara pak javë më aprë.

Pas alarmit të shkaktuar nga varianti i ri i virusit i cili është vlerësuar nga shkencëtarët 75% më shumë i transmetueshëm se origjinali, studiuesit kanë deklaruar se vaksina e Pfizer dhe BioNTech është njësoj efektive.

Ndërkohë, BE i gjendur mes kritikave për vonesën e autorizimit e cila rrjedhimisht ka ngadalësuar procesin, sot ka njoftuar një kontratë të re me kompaninë gjermano-amerikane, për të dyfishuar dozat.

 

Advertisement

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

“Sikurëse e dini ne aktualisht kemi akses ndaj 300 milionë dozave të vaksinës Pfizer dhe BioNtech, lajmi i mirë është se sot kemi rënë dakort që të zgjerojmë kontratën, duke patur kështu mundësinë që të blejmë edhe 300 milionë doza të tjera nga kjo kompani. Këtë javë u autorizua edhe vaksina kandidate nga Moderna dhe tashmë ne kemi siguruar doza të mjaftuesheme për të vaksinaur 80 % të popullsisë në BE.”

 

Advertisement

Ndërkaq, në Iran udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei ndaloi qeverinë që të importojë vaksina kundër covid-19 nga shtetet e bashkuara të amerikës dhe nga britania e madhe. Khamenei është shprehur se anglo-amerikanët duan të testojnë vaksinat në kombet e tjera dhe për këtë arsye nuk janë të besueshëm.

Irani renditet ndër vendet më të goditura nga pandemia në lindjen e mesme. Vaksina vendase që po prodhohet atje, ka nisur provat njerëzore muajin e kaluar dhe duhet ende kohe deri ne daljen e rezultateve konkrete.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy