Britania, kundër maskave në zyrë/ Ministri: Nuk e rekomandojmë, nuk ofron mbrojtje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania, kundër maskave në zyrë/ Ministri: Nuk e rekomandojmë, nuk ofron mbrojtje

Britania e Madhe nuk ka asnjë plan për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës për punonjësit nëpër zyra. Kështu u shpreh sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock, sipas të cilit, njerëzit që punojnë në zyra nuk kanë nevojë të vendosin mjete mbrojtëse, pavarësisht sugjerimeve.

“Ne nuk e rekomandojmë mbajtjen e maskës mbrojtëse nëpër zyra. Kur jeni duke punuar pranë dikujt për një kohë relativisht të gjatë, atëherë një maskë nuk ofron asnjë mbrojtje. Mbajtja e maskës mund të jetë e dobishme kur jeni në bashkëveprim me njerëz, me të cilët nuk keni kontakt. E njëjta logjikë vlen për shkollat ​​- ne nuk rekomandojmë maska ​​për shkollat ​​sepse nëse jeni në një klasë me fëmijë gjatë gjithë ditës, atëherë një maskë nuk ju jep mbrojtje”, tha Hancock.

Sekretari i Shëndetësisë tha se maskat mbrojtëse mund të jenë efektive në dyqane dhe transportin publik, por vetëm për disa minuta.

“Ne aktualisht kemi guaida, të cilat sugjerojnë mbajtjen e maskave në publik, në dyqane, por kjo gjë nuk është obligative. Kjo është pjesë e strategjisë të cilën ne po ndjekim për t’i lejuar njerëzit kryejnë aktivitetin e tyre të përditshëm. Sigurisht ka përfitime në mbajtjen e maskës sidomos për njerëzit që janë asimptomatikë. Ata mund të behën rrezik për qytetarët brenda një ambienti të mbyllur.”

Advertisement

Komentet e Hancock erdhën pasi banorëve të Blackburn iu sugjerua mbajtja e maskës mbrojtëse në të gjitha ambientet publike për të luftuar “valën në rritje” të rasteve të koronavirusit.

Ministri nënvizoi se distancimi shoqëror dhe larja e duarve janë më efektive se sa vendosja e maskës mbrojtëse.

The post Britania, kundër maskave në zyrë/ Ministri: Nuk e rekomandojmë, nuk ofron mbrojtje appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy