Britania hyn në izolim kombëtar/ Johnson: Javët në vazhdim do jenë të vështira

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania hyn në izolim kombëtar/ Johnson: Javët në vazhdim do jenë të vështira

Pas alarmit të shkaktuar nga varianti i ri i Covid-19, Britania e Madhe do të përjetojë një tjetër izolim kombëtar. Kryeministri Boris Johnson bëri të ditur vendimin i cili do të hyjë në fuqi të martën dhe do të zgjasë të paktën deri në mesin e muajit shkurt.

 

“Javët në vazhdim do të jenë më të vështirat. Por me të vërtetë besoj se po hyjmë në fazën e fundit të luftës kundër Covid. Falë mrekullisë së shkencës, jo vetëm që duket fundi, por ne e dimë saktësisht se si do të shkojmë atje. Spitalet tona janë nën presion më të madh se në çdo kohë që nga fillimi i pandemisë. Është e qartë që duhet të bëjmë më shumë, ndërkohë që vijon edhe imunizimi”, tha kryeministri britanik.

 

Advertisement

Shkollat do të mbyllen, baret dhe restorantet do të shërbejnë në një kohë shumë të kufizuar dhe nuk do të lejohet shitja e alkoolit, rekomandohet puna nga shtëpia në çdo rast që është e mundur ndërsa cerdhet mund të qëndrojnë të hapura.

 

Ky do të jetë izolimi i tretë kombëtar në Britaninë e Madhe, që kur ka nisur pandemia. Ndërkohë, vendi vijon fushatën e vaksinimit pasi ka siguruar miliona doza nga kompanitë Pfizer, bioNtech si dhe Astrazeneca.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy