Britania gati të ndalojë pirjen e duhanit në ambientet e jashtme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri britanik Keir Starmer tha sot se dëshiron të marrë masa të reja në luftën kundër pirjes së duhanit, të cilat përfshijnë, sipas raporteve të shtypit, ndalimin e pirjes së duhanit jashtë restoranteve dhe stadiumeve të futbollit.

Keir Starmer tha në korrik se ai do të vazhdojë politikën shumë ambicioze kundër duhanit të paraardhësit të tij Rishi Sunak. Sipas këtij plani, tashmë është e paligjshme shitja e cigareve për të rinjtë nën moshën 15 vjeç.

Siç shkruan tabloidi The Sun, qeveria gjithashtu dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit në shumë vende publike. Sipas këtij plani, nuk do të jetë më e mundur të ndizet një cigare në kopshtet e lokaleve, jashtë restoranteve dhe jashtë klubeve të natës, stadiumeve të futbollit, por edhe në trotuaret pranë universiteteve dhe spitaleve, në disa parqe e gjetkë.

I pyetur në lidhje me këto informacione, Keir Starmer, i cili ndodhet për një vizitë në Paris, u konfirmoi gazetarëve se dëshiron të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në këtë drejtim.

Advertisement

“Do të marrim vendime për këtë çështje, do të zbulohen detaje të tjera”, tha ai. “Më shumë se 80 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të pirjes së duhanit”, nënvizoi kryeministri britanik. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy