Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me pasoja të rënda ekonomike nëse pushton Ukrainën.
Në një deklaratë ajo është shprehur se Britania e Madhe dhe aleatët e saj duhet të jenë të bashkuar dhe të frenojnë Rusinë nëse arrin që të marrë vendimin për të sulmuar Ukrainën.
Ajo tha se takimi i ministrave të jashtëm të G7 në Liverpool këtë fundjavë do të tregojë unitet dhe do të bënte të qartë se një veprim i tillë do të ishte një gabim strategjik.
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës po rriten dhe Moska ka nisur me grumbullimin e trupave ushtarakë. Nga ana tjetër Ukraina ka deklaruar se ndihet e kërcënuar.
Ditët e fundit Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka bërë thirrje për qetësi dhe është angazhuar që të shuhet konflikti mes dy vendeve.