Britania e Madhe fut Francën në listën e shteteve të karantinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania e Madhe fut Francën në listën e shteteve të karantinës

Mijëra pushues mund të kenë anuluar planet e tyre, pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vendeve të karantinës nga dita e shtunë.

Në vendim është thënë se udhëtarëve që kthehen nga Franca, Holanda, Monako, Malta dhe disa vende tjera, do t’iu duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.

Ky lajm vjen pasi kryeministri francez, Jean Castex, ka thënë se numri i të infektuarve është duke shkuar “ në drejtim të gabuar”.

Të enjen, Franca ka raportuar për 2,524 raste të reja me koronavirus në 24 orë, njëherësh shifrën më të lartë prej lehtësimit të masave të kufizimit në muajin maj.

Advertisement

Franca ka paralajmëruar se do marrë “masa reciproke”.

Sekretari francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune, ka thënë se vendimi britanik “është fatkeq” për francezët.

Aktualisht besohet se rreth 160,000 turistë britanikë janë në Francë, andaj ka mundësi që të ketë qarkullime të shumta në aeroporte, me qëllim të shmangies së karantinës.

Linjat ajrore në Mbretërinë e Bashkuar e kanë përshkruar këtë vendim “si veprim shkatërrues ndaj industrisë së udhëtimit e cila edhe ashtu është duke u përballur me krizën më të keqe në historinë e saj”./R.E.L

Advertisement

The post Britania e Madhe fut Francën në listën e shteteve të karantinës appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy