Britania do t’i mbajë asetet ruse të ngrira derisa të kompensohet Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania do t’i mbajë asetet ruse të ngrira derisa të kompensohet Ukraina

Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të ashpërsuar politikën e sanksioneve kundër Rusisë.

 

Ajo e ka prezantuar një legjislacion për t’i mbajtur asetet e Moskës të ngrira, derisa kjo e fundit të pajtohet për ta kompensuar Ukrainën.

 

Advertisement

Qeveria ka thënë, po ashtu, se do të krijohet një sistem i ri, ashtu që asetet e ngrira të dhurohen për rindërtim të Ukrainës.

 

Këto plane janë bërë të ditura teksa Britania përgatitet për të qenë nikoqire e një konference për rindërtim të Ukrainës, javën tjetër.

 

Advertisement

Në fokus do të jetë rritja e mbështetjes ndërkombëtare për rindërtim të Ukrainës nga lufta, dhe sesi sektori privat do të mund të përfshihet në rindërtim.

 

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – në shkurt të vitit 2022 – Britania ka ngrirë asete në vlerë të më shumë se 23 miliardë dollarëve dhe i ka sanksionuar mbi 1.550 individë rusë.

 

Advertisement

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka thënë se rindërtimi i Ukrainës duhet të bëhet shpejt dhe se masat e reja “do të sigurojnë që Rusia të paguajë për riparim të shtetit që e ka sulmuar”.

 

Sipas kalkulimeve të Bankës Botërore, Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Evropian, besohet se për rindërtim të Ukrainës do të duhen më shumë se 400 miliardë dollarë.

 

Advertisement

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Advertisement

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy