Emigrantët e paligjshëm që jetojnë në Britani do të kenë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19.
Njoftimin e dha këtë të hënë qeveria britanike. Ata që jetojnë në Britani dhe kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme do t’iu kërkohet të kontaktojnë doktorin e tyre lokal të vaksinohen kur të kenë radhën.
Advertisement
“Vaksinat e koronavirusit do t’i jepen çdokujt që jeton në Mbretërinë e Bashkuar falas dhe pavarësisht nga statusi i qëndrimit të tij”, tha një zëdhënëse e qeverisë.
Britania tashmë u ka dhënë dozën e parë të vaksinës më shumë se 12 milion njerëzve.
Advertisement