Britani, varianti indian i koronavirusit shqetësim për zyrtarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britani, varianti indian i koronavirusit shqetësim për zyrtarët

Ministri britanik i Shëndetësisë tha të dielën se koronavirusi i deltës, varianti i identifikuar për herë të parë në Indi, mund të jetë deri në 40% më ngjitës se koronavirusi i njohur si varianti alfa.

 

Varianti i deltës tani është bërë dominues në Britani dhe ka zëvendësuar variantin alfa që u diktua për herë të parë në Kent, tha Hancock për gazetarët. Ka gjasa që varianti delta të kërcënojë planet për heqjen e kufizimeve më 21 qershor, shtoi ai.

 

Advertisement

Hancock theksoi rëndësinë që britanikët të vaksinohen. Të dhënat e para tregojnë se vaksina është e efetkshme kundër variantit delta pasi individi bën të dyja dozat, tha ministri.

 

Aktualisht, 40% e popullatës në Britani është plotësisht e vaksinuar, sipas të dhënave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins. Rastet e reja me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm në këtë vend që kur filloi vaksinimi.

 

Advertisement

Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, Dr. Richina Bicette e Universitetit Baylor në Hjuston tha për kanalin CNN se duhet bërë edhe vaksinimi i fëmijëve. “Me shtimin e numrit të të rriturve të vaksinuar, virusi do të vazhdojë të qarkullojë në komunitet në kërkim të organizmave të pambrojtur. Fëmijët e pavaksinuar futen në këtë kategori,” tha mjekja.

 

Numri global i rasteve me koronavirus arriti në mbi 173 milionë të hënën, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara kryesojnë në botë me 33.3 milionë raste të konfirmuara, pasuar nga India me afro 29 milionë dhe Brazili me 17 milionë./ VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy