Britani-SHBA, thirrje Rusisë/ Kërkohet largimi i trupave nga kufiri me Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britani-SHBA, thirrje Rusisë/ Kërkohet largimi i trupave nga kufiri me Ukrainën

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar Moskën për vendosjen e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab i ka bërë thirrje Rusisë që të ndihmojë në uljen e tensioneve.

 

DOMINIC RAAB

Advertisement

SEKRETARI I JASHTËM BRITANIK

“Britania e madhe dhe Shtetet e Bashkuara fuqishëm kundërshtojnë fushatën destabilizuese në Ukrainë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe unë jemi pajtuar që Rusia menjëherë duhet të ndihmojë në përmirësimin e situatës dhe t’u përmbahet zotimeve që ka me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur.”

 

Në afërsi të kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës janë shtuar forcat e ushtrisë ruse, çka ka sjellë dyshimet se Moska po përgatitet që të dërgojë trupa te tjera.

Advertisement

 

Kremlini hodhi poshtë pretendimet se trupat ushtarake paraqesin kërcënim ndërsa shtoi se lëvizjet ushtarake brenda Rusisë janë çështje e brendshme e Moskës zyrtare.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken disa ditë më parë është konsultuar edhe me ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës për t’i bërë presion Rusisë të tërheqë trupat.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy