Brazilianët s’i rezistojnë dot diellit, por policia u prish festën të rinjve (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Brazilianët s’i rezistojnë dot diellit, por policia u prish festën të rinjve (FOTO)

Brazili po regjistron shifra të larta të të prekurve nga koronavirusi, por kjo nuk i ka ndalur pushuesit që të pushtojnë plazhin e njohur.

Brazilianet nuk i kanë rezistuar dot diellit, rërës dhe detit, pavarësisht kufizimeve, ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19 i tejkaloi 1 milion.

Kjo ka bërë që policia të zbarkojë në plazhin ikonik Copacabana në Rio De Zhaneiros, për të larguar prej atje pushuesit, teksa numri i viktimave ka arritur në pothuajse 50 mijë.

Advertisement

Policia i kërkoi qytetarëve në të gjithë vijën bregdetare, që të largohen pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Ekspertët, megjithatë, besojnë se numri i të infektuarve është shumë më i lartë, por shifrat zyrtare bazohen te numri i ulët i testimeve të kryera.

Deri më tani, 50 mijë persona kanë humbur jetën në Brazil si pasojë e koronavirusit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy