Qeveria federale e Brazilit urdhëroi ndalimin e vaksinimit kundër COVID -19 për adoleshentët, të cilët nuk janë pjesë e grupeve të rrezikuara nga virusi. Vendimi i autoriteteve erdhi pasi një 16 vjeçar nga San Paulo humbi jetën pas vaksinimit. Zyrtarët thanë se po presin rezultatet e hetimit.

 

Në konferencën për shtyp, Ministri i Shëndetësisë, Marcelo Queiroga kritikoi shtetet dhe qytetet për vaksinimin e qytetarëve nga mosha 12 deri në 17 vjeç pa probleme shëndetësore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai deklaroi se adoleshentët e shëndetshëm që tashmë kanë marr një dozë nuk duhet të bëjnë një të dytë, duke kërkuar të ndalohet imunizimi mbarëkombëtarë për këtë kategori.

 

Referuar të dhënave zyrtare në Brazil janë regjistruar 1,545 raste me efekte anësore, 93% e të cilëve morën vaksina të ndryshme nga ajo Pfizer/BioNTech, e vetmja e miratuar për të miturit në Brazil.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, rregullatori federal i shëndetësisë Anvisa tha se nuk ka egzistojnë prova të vlefshme për të kërkuar ndryshime në planin e vaksinimit te fëmijët nga 12 deri në 17 vjeç.

 

Por edhe pas kërkesës së ministrit të shëndetësisë disa qytete braziliane ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të vazhdojnë ose jo vaksinimin te të miturit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";