Finalja e Kupës së Amerikës merr vëmendje maksimale nga çdo tifozë që pëlqen futbollin e bukur. Brazil-Argjentinë është dueli që garanaton emocione dhe spektakël kur në fushë zbresin emra si Nejmari i Brazilit apo jashtëtoksori Leo Messi i Argjentinës.
Stadiumi Marakana i Rio de Zhaneros nuk do të jetë i boshatisur dhe pas një viti e gjysmë nga shpërthimi i pandemisë, do të mirëpresë afro 8 mijë tifozë. Brazili do të vijë me disa mungesa në këtë sfidë të rëndëishme si mbrojtësi Felipe i dëmtuar apo Gabriel Jesus i pezullluar për shkak të kartonit të kuq të marr në ndeshjen e fundit.
Nga ana tjetër lajme të mira ka për trajnerin Lionel Skalon që vjen me një skuadër të kompletuar dhe do të hedhë në fushë 11 më të mirët e tij.
Finalja Brazil-Argjentinë do të luhet në orët e para të së dielës e më saktësish në orën 2:00 me orën tonë në Rio de Zhanero.