Sëmundja po përhapet në qytetin perëndimor, Mbandaka, më shumë se 1,000 kilometra larg një shpërthimi me të njëjtën virus, në lindje të vendit. Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo pohoi se katër persona që kanë vdekur në Mbandaka, janë konfirmuar si raste pozitive pas testimit në laboratorin kombëtar në Kinshasa.
“Kemi një epidemi të re të Ebolas “, tha ai duke shtuar se : “Shumë shpejt do të dërgojnë vaksinën dhe ilaçet”. Shpërthimi është konfirmuar edhe nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se : “Ky zhvillim është një rikujtesë e faktit se Covid-19, nuk është kërcënimi i vetëm me të cilin përballen njerëzit”. Kongoja ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund një shpërthimi gati dyvjeçar të Ebolas, pranë kufijve lindorë më Ruandën dhe Uganda.
Në muajin prill, autoritetet ishin shumë pranë afër shpalljes së fundit të shpërthimit të dhjetë të kësaj sëmundjeje që kur u zbulua ky virus në 1976, por një zinxhir i ri infektimesh është konfirmuar në lindje të shtetit.