Borrell: Rusia po kryen krime masive lufte në Mariupol

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Borrell: Rusia po kryen krime masive lufte në Mariupol

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se Rusia është duke kryer “krime masive të luftës”, duke sulmuar qytetin ukrainas, Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar për disa javë.

“Ajo që po ndodh tani në Mariupol është krim masiv i luftës, duke shkatërruar gjithçka, duke bombarduar dhe duke vrarë secilin”, ka thënë Borrell në fillim të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Blloku prej 27 kombesh do të diskutojë sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë embargo të naftës dhe mundësi të largimit të më shumë bankave nga sistemi financiar SWIFT.

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy