Komisioneri i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell tha se BE nuk është aq e aftë për të shuar konfliktin mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta zgjidhin këtë përplasje, duke shtuar se janë të vetmet që mund t’i bëjnë presion Izraelit.
Advertisement
Në një deklaratë, Borrel tha: “Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend që mund t’i japë fund këtij konflikti, natyrisht, nëse dëshiron.”
Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, në një bisedë telefonike me Netanjahun ka deklaruar mbështetje të palëkundshme për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën legjitime për ta mbrojtur veten.
Advertisement