Boris Johnson premton se bllokimi do të marrë fund në 2 dhjetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boris Johnson premton se bllokimi do të marrë fund në 2 dhjetor

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson premtoi se bllokimi do të përfundojë në 2 dhjetor dhe se do të ketë ditë më të mira. Në një takim me kabinetin qeveritar këtë të martë, Johnson u shpreh i sigurt se nëse nuk do kishte bllokim për katër javë, Britania do të shënonte mijëra viktima. Ai shtoi se izolimi ishte gjëja e fundit që donte të bënte.

 

“Ne nuk duam të bëjmë gjëra për të shtypur lirinë, nuk duam të bëjmë asgjë për të dëmtuar ekonominë tonë. Por ne kemi një rrugë shumë të qartë përpara. Gjëja thelbësore është të kuptohet se këto masa skadojnë në 2 dhjetor. Ato marrin fund.”

 

Advertisement

Qeveria po fillon një program testimi masiv në Liverpool me tampona që mund të japin rezultate të koronavirusit brenda 15 minutash dhe mund të ndihmojnë në zhbllokimin e Britanisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy