Bombat e ndaluara ruse mbi fshatin ukrainas, të paktën 6 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bombat e ndaluara ruse mbi fshatin ukrainas, të paktën 6 viktima

Të paktën 6 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të forcave ruse në rajonin e Kharkivit në Ukrainë.

Sipas raportimeve paraprake, në bombardimet e fundit në fshatin Kozacha Lopan, Rusia ka përdorur bomba thërrmuese, një lloj armatimi i ndaluar nga konventat ndërkombëtare.

Drejtuesit lokalë të kësaj zonë bëjnë me dije se bombat ruse nuk kursyen stacionin e trenit, dyqanet, farmacitë si dhe shumë ndërtesa të tjera publike.

Edhe më herët, autoritetet ukrainase denoncuan se ushtria ruse i përdori këto lloj bombash gjatë sulmeve të ditëve të para në Kiev.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy