Lufta mes Hamasit dhe Izraelit vazhdon me sulme të reja në Rripin e Gazes.
Masakra në spitalin e qytetit të Gazës , me qindra të vdekur, një nga masakrat më të rënda të luftës që rrezikon të ndezë edhe më shumë konfliktin.
Hamasi akuzoi menjëherë Izraelin se kishte goditur Spitalin Baptist Al-Ahli Arabi duke shkaktuar deri në 500 të vdekur.
Ushtria izraelite nga ana e saj ka mohuar çdo përgjegjësi dhe ka fajësuar për shpërthimin lëshimin e dështuar të një rakete të Xhihadit Islamik , i cili, nga ana tjetër, hedh poshtë akuzat duke akuzuar Izraelin.
Hamasi po ashtu lëshoi akuza ndaj SHBA që sipas kësaj organizate mban përgjegjësinë për sulmin në spitalin në Gaza për shkak të mbulimit që i jep agresionit izraelit.”
Masakra shkaktoi një reagim të ashpër nga bota arabe. Presidenti palestinez A Bu Mazen ka anuluar takimin me Joe Biden të planifikuar në Aman .
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha se sulmi nga ajri në spital shkel ligjin ndërkombëtar”.