Sulmi në një spital plot me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i politikave të Izraelit që janë plotësisht të zhveshur nga vlerat më themelore njerëzore, kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, për bombardimin e spitalit të Gazës që vrau qindra .
Erdogan dënoi sulmin izraelit dhe u shpreh se i kërkon njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndalur këtë brutalitet të paprecedentë.
“Goditja e një spitali me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlerat më themelore njerëzore.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";I bëj thirrje gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndalur këtë mizori të paprecedentë në Gaza”, thuhet në reagim.
Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit u bëri thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen menjëherë nga Turqia sa më shpejt të munden.