Sulmi në një spital plot me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i politikave të Izraelit që janë plotësisht të zhveshur nga vlerat më themelore njerëzore, kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, për bombardimin e spitalit të Gazës që vrau qindra .
Erdogan dënoi sulmin izraelit dhe u shpreh se i kërkon njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndalur këtë brutalitet të paprecedentë.
“Goditja e një spitali me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlerat më themelore njerëzore.
AdvertisementI bëj thirrje gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndalur këtë mizori të paprecedentë në Gaza”, thuhet në reagim.
Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit u bëri thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen menjëherë nga Turqia sa më shpejt të munden.