Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi këtë të hënë Vatikanin ku u takua për herë të parë me Papa Françeskun, për të diskutuar nryshimin e klimës dhe të drejtat e njeriut. Vizita e sekretarit të ri të shtetit do të permisoje marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Selisë së Shenjtë pasi papa francesku nuk kishte pranuar të takonte ish sekretarin amerikan mike pompeo.
Blinken do të takohet gjithashtu edhe me diplomatë amerikanë që shërbejnë në misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Romë, në Vatikan dhe në gjencitë e OKB-së në Itali.
Sekretari i shtetit dhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio do të marrin pjese ne një takim të Koalicionit Global për të luftuar ISIS.
Ndërkohë gjatë ditës blinken pritet të takohët edhe me kryeministrin italian mario draghi dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët në lidhje me kercenimin nga terrorizmi.Blinken do ta përmbyllë axhenden e tij në Itali me pjesëmarrjen në takimin e G 20 ku temat kyce do te jene pandemia dhe ngrohja globale.