Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Estonia tha se presidenti Putin po e shndërron Rusinë në një shtet të pabesë.

“Presidenti Putin po e bën Rusinë një shtet të pabesë, duke shkatërruar brenda një jave, 30 vjet hapje dhe mundësi ndërkombëtare. Populli rus tashmë po i ndjen efektet e kësaj në jetën e përditshme dhe ato do të përkeqësohen.

Shpresojmë që ata të mund ta mësojnë të vërtetën se pse po ndodh një gjë e tillë. Kjo nuk është lufta e popullit rus. Nuk është një luftë çlirimtare apo çfarëdo tjetër që u është thënë. Kjo është lufta e Presidentit Putin për të nënshtruar një vend sovran demokratik dhe derisa ai t’i japë fund, bota do ta bëjë atë përgjegjës”, tha Blinken.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";