Blinken: Nëse do të ketë luftë, Rusia do përballet me sanksionet më të forta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken: Nëse do të ketë luftë, Rusia do përballet me sanksionet më të forta

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se do të fliste me homologun rus Sergei Lavrov sot, në një përpjekje të fundit për të shmangur një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

“Ne vazhdojmë të shohim shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus, duke përfshirë forcat e reja që mbërrijnë rreth kufijve të Ukrainës.

Siç thashë dje, ne jemi në momentin kur një pushtim rus mund të fillojë në çdo kohë, nëse Presidenti Putin vendos kështu. Ne nuk e dimë nëse Presidenti Putin e ka marrë atë vendim, por ne e dimë se ai ka krijuar kapacitetin për të vepruar në një njoftim shumë të shkurtër.” -tha ai.

Blinken ndodhet në Fixhi dhe prej andej foli për krizën në Ukrainë ndërsa ka urdhëruar evakuimin e gjithë stafit të ambasadës amerikane ne Kiev.

Advertisement

“Unë jam angazhuar gjithashtu me homologë në mbarë botën ne përpjekjet diplomatike të vazhdueshme në ditët e fundit. Kam folur me Ministrin e Jashtëm francez, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, aleatët dhe partnerët tanë, natyrisht, Australinë, Indinë, Japoninë .

Kam folur më herët sot me homologun tim ukrainas dhe do të flas këtë mbrëmje me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar. Ne kemi një nivel të jashtëzakonshëm uniteti dhe qëllimi të përbashkët.”-shprehet Blinken.

Blinken tha se SHBA dhe aleatët i’a kanë bërë këtë të qartë Moskës. Nëse Presidenti Putin vendos të ndërmarrë veprime ushtarake, do të vendosen shpejt sanksione të rënda ekonomike, në koordinim me aleatët dhe partnerët në mbarë globin. Blinken tha se do të forcohet aftësia e Ukrainës për të mbrojtur veten dhe ne do të përforcohen aleatët në krahun lindor të NATO-s”.

“Unë do ta theksoj këtë unitet dhe vendosmëri kur të flas me ministrin e Jashtëm rus Lavrov pak më vonë këtë mbrëmje. Gjithashtu do ta bëj të qartë, siç e kam bërë vazhdimisht, se nëse Rusia është vërtetë e interesuar në zgjidhjen e kësaj krize që ka krijuar vetë, përmes diplomacisë dhe dialogut, ne jemi të përgatitur ta bëjmë këtë.

Advertisement

Në fakt kjo është rruga jonë e preferuar, është gjëja e duhur dhe e përgjegjshme për të bërë, por duhet të ndodhë në kontekstin e depërshkallëzimit. Deri tani kemi parë vetëm përshkallëzim nga Moska. Ky është një moment kyç, ne jemi të përgatitur për çdo gjë që duhet të ndodhë.”-tha Blinken.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy