Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i është bashkuar presidentit Joe Biden në deklaratën e tij se në Ukrainë janë kryer krime lufte nga ana e Rusisë.

Blinken u shpreh përpara mediave se ekspertët amerikanë janë në proces dokumentimit dhe vlerësimit të krimeve të mundshme të luftës në Ukrainë, në një kohë kur luftimet mes palëve kanë hyrë në ditën e tyre të 23-të.

Ai shton se e ka të vështirë të arrijë në konkluzion tjetër, kur rusët po shkatërrojnë gjithçka që shkelin në Ukrainë.

Blinken e mbylli deklaratën e tij duke thënë se nuk ka parë ndonjë përpjekje domethënëse nga Rusia për ta sjellë luftën në një përfundim, përmes diplomacisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";