Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha këtë të diel se SHBA ka parë “raporte shumë të besueshme” të sulmeve të qëllimshme ruse ndaj civilëve ukrainas.
Ai shtoi se Washingtoni po i dokumenton këto raporte për të mbështetur organizatat e duhura në hetimin e tyre të mundshëm të krimeve të luftës.
“Kemi parë raporte shumë të besueshme të sulmeve të qëllimshme ndaj civilëve, të cilat do të përbënin krim lufte”, tha Blinken për CNN.
“Kemi parë raporte shumë të besueshme për përdorimin e disa armëve të caktuara“, tha ai.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Rusia, e cila mohon të ketë sulmuar zonat civile, e quan fushatën që nisi 11 ditë më parë një “operacion special ushtarak”, duke thënë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën.