Vendet e NATO-s kanë filluar dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen e saj kundër Rusisë, njoftoi sot Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se ndërsa flasim, ka nisur transferimi i avionëve F-16 nga Danimarka dhe Holanda në Ukrainë”, tha kreu i diplomacisë amerikane, duke folur në margjinat e samitit të NATO-s.

“Këta avionë do të fluturojnë në qiellin e Ukrainës këtë verë,” shtoi ai.

Sipas Blinken, brenda dy ditëve të ardhshme pritet të shpallet një paketë e re ndihme “tepër e fortë” për Ukrainën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet gjithashtu në Uashington, tha se pret që sot të merren vendime për dërgesat e reja të avionëve F-16 në vendin e tij.

“Sot ne vazhdojmë të punojmë në Uashington. Në veçanti, do të ketë një vendim për F-16 shumë shpejt. Ne po rrisim numrin e avionëve të disponueshëm për Ukrainën”, tha ai në një video-mesazh të postuar në platformën Telegram.