Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken bën përgjegjës Hamasin për përfundimin e armëpushimit në Rripin e Gazës. Sipas tij, organizata palestineze nuk respektoi rregullat e armëpushimit dhe hodhi raketa drejt Izraelit, para përfundimit të afatit.
Blinken shtoi se në këto kushte Izraelit i lind nevoja dhe e drejta të mbrohet.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Hamasi theu angazhimet që mori në lidhje me lirimin e disa pengjeve ,” shtoi ai, duke vënë në dukje se SHBA është e fokusuar në kthimin e pengjeve.
Megjithatë, Blinken theksoi se ka kërkuar nga Izraeli që të ketë në vëmëndje sigurinë e civilëve të pafajshëm në Gazë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Nga ana tjetër, Hamasi akuzoi Izraelin dhe SHBA, për përfundimin e armëpushimit, me argumentin se ata kërkojnë rifillimin e gjakderdhjes.