
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të bashkëpunojnë me talebanët, pas përfundimit të operacionit të evakuimit nga Kabuli.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi se bashkëpunimi do të kushtëzohet me përmbushjen e angazhimeve nga ana e talebanëve.
Advertisement
“Çdo hap që ndërmarrim nuk do të bazohet në atë që thotë qeveria talebane, por në atë që ajo bën për të përmbushur angazhimin e saj.”
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar praninë e tyre diplomatike në Afganistan dhe kanë zhvendosur ambasadën e tyre në Doha, Katar.
Advertisement