Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës dhe Izrael, pasi ushtria izraelite i ka urdhëruar gjysmën e palestinezëve – mbi 1 milion – që të evakuohen drejt jugut të Gazës.

 

Blinken është takuar me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Faisal bin Farhan, teksa kryediplomati amerikan zhvillon takime për të tretën ditë me zyrtarë të Lindjes së Mesme, me qëllim të parandalimit të zgjerimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dyja palët e kanë theksuar rëndësinë e minimizimit të dëmit ndaj civilëve, teksa Izraeli përgatitet për një ofensivë eventuale tokësore, një javë pasi grupi militant Hamas ka kryer sulm të pashembullt kundër Izraelit.

 

“Teksa Izraeli ka të drejtë legjitime për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë, është tepër e rëndësishme që të gjithë të kujdesemi për civilët dhe jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë Blinken para se të niset në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime të mëtejme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Askush prej nesh nuk dëshiron të shohë civilë duke vuajtur, qofshin në Izrael, apo në Gaza, apo kudo tjetër”, ka thënë Blinken.

 

Ministri saudit ka thënë se Mbretëria është e përkushtuar për mbrojtje të civilëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është situatë shqetësuese”, ka thënë ai.

 

“Është situatë shumë e vështirë. Ju e dini, ata që vuajnë më shumë janë civilët dhe popullsia civile në të dyja anët po ndikohet, andaj është e rëndësishme, sipas meje, që të dënohet shënjestrimi i civilëve në secilën formë dhe nga secila palë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një zyrtar amerikan ka thënë të shtunën se Uashingtoni nuk i ka kërkuar Izraelit që ta ngadalësojë ose pauzojë planin e evakuimit.

 

Departamenti amerikan i Shtetit e ka autorizuar të shtunën largimin e stafit jo të domosdoshëm të Qeverisë amerikane nga ambasadat në Jerusalem dhe zyra në Tel Aviv./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";