Zyrtarët e NATO-s dhe SHBA-së besojnë se Bjellorusia mund t’i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës. Ata thanë për CNN se vendi bjellorus tashmë po përgatitet.

“Ka gjithnjë e më shumë gjasa që Bjellorusia të hyjë në konflikt”, ha të hënën një zyrtar ushtarak i NATO-s.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s tha se aleanca vlerëson se qeveria bjelloruse “po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës”.

Rusia e ka përdorur Bjellorusinë si një trampolinë për shumë prej operacioneve të saj ajrore në Ukrainë, sipas inteligjencës së mbledhur nga avionët e vëzhgimit të NATO-s që  fluturojnë mbi kufirin polako-ukrainas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";