Zyrtarët policorë kanë hedhur topa uji kundër protestuesve të mbledhur në Minsk, pas presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, është betuar për një mandat të gjashtë, pavarësisht thirrjeve të pashembullta për javë të tëra që ai të japë dorëheqje.

Inaugurimi sekret i Lukashenkas më 23 shtator është pritur me kritika nga anëtarë të opozitës, të cilët kanë refuzuar që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit.

Që nga ajo kohë në protestat kundër Lukashenkas janë arrestuar shumë persona dhe janë përdorur shumë metoda të frikësimit, në shtetin me më shumë se 9 milionë banorë.

Në Perëndim, një numër në rritje i shteteve kanë thënë se nuk e njohin presidencën e Lukashenkas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas ceremonisë të së mërkurës, protestat spontane kanë nisur në qendër të Minskut, pas më shumë se gjashtë javëve të protestave opozitare kundër Lukashenkas, i cili ka thënë se ka fituar më shumë se 80 për qind të mbështetjes në zgjedhje.

Gjatë pasdites së 23 shtatorit, rreth 5,000 persona janë mbledhur në qendër të Minskut, ka raportuar televizioni Current Time.

Organizata bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna, që ka dokumentuar ndalimin e mijëra protestuesve prej procesit zgjedhor, ka raportuar edhe ndalimet e së mërkurës./R.E.Lshenko

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bjellorusi: Policia shtyp protestat pas betimit të Lukashenkas appeared first on Vizion Plus.