Bjellorusët në rrugë kundër Lukashenkos, ushtria blindon kryeqytetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bjellorusët në rrugë kundër Lukashenkos, ushtria blindon kryeqytetin

Mijëra njerëz janë mbledhur sërish këtë të hënë në rrugët e Minskut kundër presidentit Aleksandër Lukashenko.

Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan edhe gjatë të dielës në rrugët e kryeqytetit të Bjellorusisë. Ata mbanin në duar flamuj dhe pankarta duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos.

Përkrahësit e opozitës në Bjellorusi akuzojnë presidentin për manipulim të procesit zgjedhor te 9 gushtit, ku Lukashenko doli fitues me mbi 80% të votave.

Protestuesit kërkojnë edhe lirimin e të burgosurve politikë dhe hetim të pavarur të dhunës policore.

Advertisement

Forcat ushtarake dhe automjetet e blinduara u vendosën në qendër të Minskut përpara marshimit. Disa stacione të metrosë u mbyllën.

Liderja e opozitës Svyatlana Tsikhanouskaya e cila ndodhet në Lituani, tha se vend i saj ndodhet në një krizë të thellë politike dhe se bjellorusët nuk i besojnë qeverisjes aktuale ndaj është e pamundur t’i ndalosh.

The post Bjellorusët në rrugë kundër Lukashenkos, ushtria blindon kryeqytetin appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy