Një delegacion i Arabisë Saudite po qëndron në Sana të Jemenit për bisedime me lëvizjen rebele Huthi, bisedime që synojnë arritjen e një armëpushimi të ri, potencialisht të përhershëm.

 

Po ashtu, ekipi ndërmjetësues nga Omani ka udhëtuar për në Jemen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeqyteti jemenas kontrollohet nga rebelët Huthi që kur ata larguan forcat e Qeverisë së Jemenit më 2015.

 

Pak pas kësaj, shpërtheu lufta midis rebelëve Huthi dhe koalicionit të udhëhequr nga sauditët, që mbështesin Qeverinë jemenase.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lufta ka vazhduar që atëherë, duke vrarë dhjetëra mijëra jemenas, teksa rreth 80 për qind e popullatës varet nga ndihmat.

 

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga pala saudite, por mediat e lidhura me rebelët Huthi kanë raportuar se delegacionet e sauditëve dhe nga Omani gjenden në Sana.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një fotografi e publikuar ka shfaqur liderin e rebelëve Huthi, Mohammed Ali al-Houthi duke u përshëndetur me një zyrtar saudit.

 

Shtrëngimi i duarve mes kreut të rebelëve dhe zyrtarit saudit, po shihet si shenjë e rëndësishme për vullnet nga të dyja palët për të arritur një marrëveshje që mund t’i japë fund luftës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa media, duke u thirrur në burime të ndryshme, kanë raportuar se një marrëveshje mund të nënshkruhet para fundit të muajit. Megjithatë, nuk është publikuar asnjë detaj i ndonjë marrëveshjeje eventuale.

 

Këto bisedime janë nismë paralele me procesin e Kombeve të Bashkuara, që rezultoi me një armëpushim të përkohshëm vitin e kaluar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, konflikti në Jemen është kompleks dhe një armëpushim i përhershëm mes koalicionit të udhëhequr nga sauditë dhe rebelëve Huthi jo domosdo do t’i jepte fund luftimeve. Kjo pasi në Jemen ka edhe fraksione të tjera, sikurse Al-Kaida, që ende luftojnë./rel