Rusia pranon se bisedimet e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n ishin të pasuksesshme. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dha një vlerësim të hapur të takimeve të nivelit të lartë mbajtura këtë javë, ndërsa sanksionet e përgatitura nga Uashingtoni i konsideroi tepër negative dhe një përpjekje për t’i bërë presion Moskës përpara bisedimeve. “Po flasim për sanksionet që mund të konsiderohen një iniciativë për të përkeqësuar marrëdhëniet”, tha Peskov.

Kremlini pranoi se dy raundet e bisedimeve mes Rusisë dhe Perëndimit prodhuan nuanca pozitive, por saktëson se Moska kërkon rezultate konkrete. Kushti i vendosur ndaj SHBA dhe NATO-s është që të mos zgjerohen ushtarakisht në Lindje, ndërsa perëndimi kërkon largimin e rreth 100 mijë ushtarëve rusë të grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën.

Aleanca e Atlantikut të Veriut tha se është shumë e vështirë që të ngushtohen dallimet e mëdha mes palëve, ndërsa Rusia nuk dha garanci se nuk do të pushtojë Ukrainën. Për të shtuar presionin ndaj perëndimit, Moska vendosi në lëvizje trupat e saj. Në rajonin Rostov, pranë Ukrainës, tanket e Rusisë mbajtën një stërvitje duke inskenuar një ndërhyrje ushtarake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";